http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian reagon per here te pare per shkrirjen e Ministrisë se Integrimit. Ambasadorja e BE Romana Vlahutin, ka shfrytëzuar pjesëmarrjen ne shkollën verore europiane, per te vene ne dukje se pas reformës se ministrive, ende është e paqarte se kush do ta luaje rolin qe deri dje e kishte Ministria e Integrimit.
?Shqipëria po kalon nje periudhe tranzicioni institucional. Ka ende disa paqartësi ne lidhje me ndryshimet e paraqitura per institucionet qe lidhen me mekanizmin koordinues per integrimin europian. Une do te zhvilloj takime ne ditet e ardhshme ne mënyrë qe te kuptojmë e te biem dakord se si do te organizohet dhe koordinohet puna per axhenden e integrimit europian.?
Por ambasadorja e BE, Vlahutin, ka theksuar se Shqipëria eshte ne nje pozicion te favorshëm per hapjen e negociatave.
?Do te thoja qe Shqipëria po përjeton nje moment shume te mire. Reforma ne drejtësi, qe është reforma me komplekse, me ne fund po fillon te zbatohet me procesin e vetingut qe nis ne me pak se 2 jave dhe ngritjen e institucioneve te reja përfshi edhe prokurorinë speciale kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit qe shpresojmë te ngrihen deri ne fund te këtij viti. Per hapjen e negociatave, muajt qe vijnë do te jene shume te rendesishem. Mendoj se te gjithë e dine se çfarë duhet te behet kur flitet per 5 prioritetet kyçe, ne mënyrë te veçante per te gjitha aspektet qe kane te bejne me shtetin ligjor, luften kunde krimit duke përfshire edhe luftën kunder kultivimit dhe trafikimit te kanabisit.?
Shkolla verore europiane organizohet nga Këshilli Kombëtar i Integrimit, ne krye te te cilit deri te shtunën eshte Majlinda Bregu. Ne mbyllje te mandatit te saj si deputete, Bregu theksoi vullnetin e saj ne mbështetje te integrimit te Shqipërisë ne BE, pavarësisht kostove.
?Une pagova çmimin e respektit ndaj vetes, pse thashë ca të vërteta të cilat fatkeqësisht mbeten të vërteta. Ka njerëz që e kalojnë gjithë jetën duke luajtur symbyllazi me shpirtin e tyre dhe përdorin gjithëmarifetet e mundshme për të mashtruar veten në atë lojë ku janë përfshirë.?
Bregu ka reaguar per here te pare edhe ndaj lajmeve per përfshirjen e saj ne qeverinë ?Rama 2?.
?Jam lodhur duke përgënjeshtruar lajme e sajesa,burimin e të cilave e gjen fare lehtë, mjaft të lexosh ndonjë tarallak rishtar që edhe pse ka blerë një mandat parlamentari e nis punën si shërbëtor.?
Shqipëria prêt pranverën e ardhshme hapjen e negociatave per anëtarësim, dhe nje prej sfidave kryesore te ketij procesi është nje administrate e kualifikuar per te përballuar sfidën e integrimit.