Report TV - Kreu i ri i Akademisë, Beqiraj: Reformën bashkë me qeverinë

2017-10-24 0

Në një prononcim për gazetarët, kreu i ri i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj ka falënderuar akademikët që morën pjesë në votime.

?Për mua është nder dhe përgjegjësi që më ngarkuan detyrën e drejtimit të Akademisë së Shkencave. Duke patur parasysh eksperiencën që kam, jam dakort të jemi bashkëpunues me qeverinë për të realizuar reformën në ASH dhe jam i sigurt që kjo do ta çojë përpara akademinë.
Akademia e Shkencave nuk duhet të jetë pa institute, duhet të ketë institute si dikur dhe në këtë mënyrë ASH do të ketë më shumë produktivitet?, u shpreh Beqiraj.

?Duke qenë matematicien mendoj se ASH duhet të jetë më produktive për të realizuar detyrat që ka qeveria për ekonominë shqiptare, duke filluar nga ujrat, energjinë, bujqësinë, etj?, vijon ai.

I pyetur nëse do të bllokohet buxheti nga qeveri kryetari i ri u shpreh se ?Nuk besoj të ndodhë kjo gjë, pasi ne jemi gati ta reformpojmë ASH?.

Free Traffic Exchange