Veliaj: Të ruajmë harmoninë fetare - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e 1-vjetorit të Shenjtërimit të Nënë Tërezës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u përqendrua tek harmonia fetare në Shqipëri. Ai tha se secili mund të ketë mënyrën e vet sesi adhuron Perëndinë, por kjo nuk është arsye për të mbjellë ndasi apo sherr.

?Thirrja që kam për të gjithë bashkëqytetarët tanë është: përpara se të harxhojmë kohën duke kontribuar në ambientin toksik me helm virtual nëpër rrjete, duke u munduar të vëmë gishtin kush e lagu dhe kush nuk e lagu, le të bëjmë atë që bëjnë organizatat si Papa Xhovani edhe ALSAR, pra të gjejmë një mundësi për të ndihmuar. E gjithë kjo energji nëse transformohet në ndihmë ndaj njerëzve në nevojë, nëse transformohet në bashkëpunim, në mirësi e bamirësi, është ndoshta mënyra më e mirë për të kapitalizuar energjinë dhe vitalitetin e popullit tone.?

Për t?i dhënë më shumë peshë apelit për bashkëjetesë fetare, kryebashkiaku risolli mesazhin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

?Mesazhi i Skënderbeut është të rrimë bashkë. Duke qenë bashkë, si sot, japim mesazhin e duhur. Të gjithë u ndjemë krenare kur para pak muajsh në Paris, krerët e besimeve të Shqipërisë parakaluan dhe u duartrokitën nga gjithë civilizimi perëndimor për atë harmoni. Harmonia fetare nuk është diçka që e marrim të mirëqenë, është diçka që duhet ta kurojmë përditë.?

Deklaratat kryetari i Bashkisë i bëri pasi u dorëzoi medalje mirënjohjeje dy organizatave bamirëse, të besimit mysliman dhe tjetra me besimin e krishterë.

Free Traffic Exchange