Ora News – Sfida me Maqedoninë, Kombëtarja niset me siguri private: Ndeshje e vështirë

2017-10-24 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas fitores me Lihtenshtejnin, kombëtarja shqiptare udhëton drejt Maqedonisë për ndeshjen e radhës. Për të shmangur cdo incident Federata Shqiptare e Futbollit, gjatë udhëtimit nëpër Maqedoni, ka marrë masa për ruajtjen e sigurisë së lojtarëve.

Drejt Shkupit autobusi është shoqëruar jo vetëm nga forcat e policisë por edhe nga ato të një kompanie sigurimi private e cila është kontaktuar nga Federata e Futbollit. Kuqezinjtë do të shoqërohen nën masa shtesë sigurie si në rezidencën në Shkup ashtu dhe në Strumicë.

Futbollisti i kombëtares shqiptare Odise Roshi, para nisjes drejt Shkupit e vlerësoi ndeshjen me Maqedoninë si të vështirë, duke premtuar një ndeshje agresive.

Ndërsa Azdren Llullaku, që luan në rolin e sulmuesit në kombëtaren shqiptare, beson në fitore ndaj Maqedonisë.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/sfida-me-maqedonine-kombetarja-niset-me-siguri-private-ndeshje-e-veshtire/

Free Traffic Exchange