Ora News – Ekskluzive, fëmijët e Hafizit: Babi na terrorizonte, kur qanim ai qeshte

2017-10-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News ishte në shtëpinë e Fildes Hafizit, gjyqtares së ndjerë të ekzekutuar dy ditë më parë nga ish-bashkëshorti. Nën dhimbje, familjarët flasin për një ngjarje të paralajmëruar, dhunë dhe kërcënime në prani të fëmijëve. Ndërsa prindërit e të ndjerës, tashmë të mbetur pa shtëpi, kërkojnë ndihmën e shtetit për të rritur dy fëmijët e mitur, Melisën dhe Arlindin.
Është folur kaq shumë për reformën në drejtësi dhe korrupsionin e gjyqtarëve sa pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se çdo gjyqtar jeton në luks, në ndonjë vilë apo apartament luksoz.
Nuk ka qenë ky fati dhe me sa duket edhe zgjedhja e nënës së dy fëmijëve, 38 vjeçares Fildes Hafizi.
Në këtë pallat ku siç duket nuk kanë mbërritur ende bojrat dhe rikonstruksionet e demokracisë, familjarë dhe të njohur të gjyqtares së Shkodrës së ekzekutuar me gjakftohtësi nga ish-bashkëshorti, vijnë për të ngushëlluar prindërit dhe dy fëmijët e saj.
Për aq sa ngushëllim mund të ketë në trupat e mpirë dhe zemrat e vrara të njerëzve me të cilët Fildesi jetonte në këto mure të plasaritura dhe mobilje modeste.
Pasuria më e madhe gjendet në këto rafte të mbushur plot e përplot me libra e manuale.
Arlindi dhe Melissa e quajnë shtëpia e lirisë, pavarësisht kushteve dhe varfërisë ku jetojnë pas divorcit të së ëmës nga babai, falë këmbënguljes së vetë fëmijëve, siç dëshmojnë familjarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekskluzive-prinderit-dhe-femijet-e-gjyqtares-flasin-per-ora-news/

Free Traffic Exchange