Ora News - Burg për Fadil Kasemin, pranon vrasjen e gjyqtares por s’jep shpjegime

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fadil Kasemi, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes Fildes Hafizi, e ka pranuar krimin e kryer, para gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku ka dalë për t'u vlerësuar me masën e sigurisë.

Ai ka qëndruar tepër i ftohtë gjatë gjithë seancës, pa dhënë shpjegime mbi motivet e vrasjes.

Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë ?arrest me burg?, pas kërkesës së prokurorit të çështjes, i cili ngre tri akuza ndaj Kasemit, atë të vrasjes për shkak te marrëdhënieve familjare, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Autori i vrasjes së gjyqtares nuk shfaqi shenja pendese për krimin para trupit gjykues

Kasemi mbërriti në Gjykatë nën masa mjaft të larta sigurie.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, ku Kasemi ekzekutoi ish-bashkëshorten e tij Fildes Kasemi, Gjyqtare e Shkodrës.

Pasi kishte tentuar ta vriste në vitin 2015, Kasemi e realizoi qëllimin duke e vrarë dy vite më pas, teksa Hafizi po vendoste rripin e sigurimit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vrasesi-i-gjyqtares-del-sot-perpara-togave-te-zeza/

Free Traffic Exchange