Pedonale në zonën e Dajtit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka deklaruar se ndryshimet ligjore në ligjin ?Për gjendjen civile?, do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe të investimeve për qytetarët. Sipas tij, çdo qytetar është regjistruar në gjendje civile aty ku banon dhe kjo do të thotë fund i anomalive.

?Sot qytetarët janë regjistruar konform ligjit, aty ku kanë edhe adresën e banimit. Do të thotë që tani u përgjigjemi më shumë qytetarëve se sa kemi pasur në mënyrë fiktive në letrat e komunës Dajt apo të komunave të tjera që janë në kufi me Tiranën dhe që në thelb ofrojnë shërbime për më shumë banorë sesa kanë pasur në inventarin e tyre të gjendjes civile. Kjo do të thotë që me këtë rregullim, me administratorët e pallateve duhet të vijnë edhe investimet e bashkisë.?

Kryebashkiaku i bëri këto komente gjatë nisjes së punimeve të nderimit të pedonales mbi Përroin e Gjerozës në Dajt. Investim i cili pritet të rrisë vlerën e pronës në zonë.

?Synimi ynë është që të mbajmë fjalën që u dhamë qytetarëve vetëm para pak javësh kur fituam në zgjedhjet e përgjithshme, se do të riktheheshim menjëherë në zonë për të bërë një investim për të moshuarit dhe fëmijët, të cilët duan më shumë hapësira mes pallateve, për të kthyer një nga zonat më të degraduara të Tiranës në atë që shumë shpejt do të quhet si pedonalja e Gjerozës. Kur ta hapim, shumë prej kateve të para dhe të dyta që sot nuk kanë asnjë funksion, do të rikthehen në shërbim të plotë dhe besoj që jo vetëm do t?u rritet vlera shtëpive, por do të punësohen njerëz edhe në bizneset përreth.?

Ndërtimi i pedonales, që shtrihet në një zonë me ndërtime të reja, parashikon dhe krijimin e hapësirave çlodhëse, me lulishte të bollshme, si dhe me module të ndryshme lojërash për fëmijët.