Report TV - Vrau gruan gjyqtare, mbërrin në gjykatë Fadil Kasemi

2017-10-24 0

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot rreth orës 13:00 masën e sigurisë për Fadil Kasemin, 53-vjeç, i cili katër ditë më parë vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildeze Hafizi, nënë e dy fëmijëve.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon arrest me burg pa afat ndaj Kasemit. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale ?vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare?, ?armëmbajtje pa leje? dhe ?rrëmbim personi?.

Dy akuzat e para që janë ngritur ndaj të arrestuarit lidhen me vrasjen e gjyqtares, ndërsa akuza e ?rrëmbimit të personit? ka të bëjë me tentativën e largimit të autorit nga vendi i krimit, pasi i drejtoi armën një shoferi furgoni që ndodhej aty pranë.

Ishte pikërisht ky i fundit që sapo pikasi patrullën e policisë u kërkoi të arrestonin vrasësin që ndodhej në automjetin e tij.