Report TV - Diferencat kulturore dhe arsimore burim i sjelljes agresive në familje

2017-10-24 8

Diferencat kulturore, arsimore, gjendja ekonomike e sociale janë disa nga arsyet që veçon psikologia Mimoza Sylaj, për dhunën e përhapur në familjet shqiptare. Sipas Sylajt rritja e numrit të grave që fitojnë autonominë ekonomike dhe ecin në karrierë bëhet shpesh burim i sjelljes agresive të burrave në Shqipëri.

?Eshtë aspekti ekonomik, diferenca në kultura të ndryshme dhe të ardhurat të ndryshme apo fuqizimi që ka marrë gruaja në profesion apo në arsim. Kur gruaja po arrin të marrë përgjegjësi të cilat deri tani shoqëria ia kishte artribuar burrit sic është ekonomia apo sigurimi jetesës më të mirë në familje dhe kur këtë rol e merr gruaja burri ndihet i kërcënuar, bie potenca që ka mbi gruan dhe këtu nisin konfliktet. Frika e burrit se po humbet burrërinë e tij kundrejt gruas apo familjes,? shprehet psikologia.