Prokuroria ngre 3 akuza ndaj Fadil Kasemit

2017-10-24 0

Fadil Kasemi, autori i vrasjes së ish- bashkëshortes së tij, Fildeze Hafizi, do të përballet të dielën në mesditë në Gjykatën e Krimeve të Rënda me së paku tri akuza. Sipas prokurorisë që ka mbyllur hetimet paraprake dhe ka dërguar dosjen në gjykatë, ai do të akuzohet për ?vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare?, ?armëmbajtje pa leje?, si dhe ?rrëmbim personi?. Në kërkesën për ta lënë në burg pa afat si masë sigurie, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë edhe një kronologji të ngjarjes së rëndë të së enjtes. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Fildeze Hafizi, sapo kishte dalë nga një parukeri dhe ishte drejtuar makinës që kishte parkuar përballë, siç shihet edhe në skemën grafike të ndërtuar nga Tv Klan. Ish-bashkëshorti 53-vjecar i është afruar me pistoletë në dorë dhe ka qëlluar në drejtim të saj dy herë duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit, Kasemi po me armë në dorë ndaloi një furgon të rastit që po udhëtonte drejt rrugës Bardhyl. Këtij të fundit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij. Duke e kërcënuar, i kërkoi shoferit ta largonte nga vendi i ngjarjes. Shoferi i furgonit përshkoi rrugën ?Arkitekt Kasemi? dhe më pas rrugën ?Vllazën Huta? që të dërgon tek komisariati nr.1, duke futur menjëherë në oborr veturën. Aty janë afruar menjëhërë punonjësit e policisë, të cilët ndaluan në flagrancë autorin e vrasjes duke i hequr pistoletën që mbante në duar. Kasemi nuk pranoi të flasë për rrethanat e ngjarjes as në prani të mbrojtësit të tij, ndërsa iu komunikua arresti në flagrancë.

Free Traffic Exchange