Ndotja me solar e bregdetit në Vlorë

2017-10-24 0

Dy ditë pas ndotjes së bregdetit nga solari në zonën e Triportit në Zvërnec, nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e saj. Ndotja vijon të jetë prezente shumë pranë zonës ku bëhen rimontet e anijeve e peshkarexhave.

Pavarësisht njohjes me ngjarjen nga denoncimet e peshkatarëve as blutë e Vlorës, Inspektoriati Mjedisit apo Agjencia Rajonale e Mjedisit nuk kanë arritur të identifikojnë shkakun apo autorin e ngjarjes.

Burime konfidenciale sqarojnë se aktualisht ka nisur një hetim policor dhe janë thirrur për të dëshmuar 77 pronarë të anijeve e peshkarexhave që ushtrojnë aktivitet në Triport. Por zyrtarisht nuk ka asnjë komunikim mbi ngjarjen nga asnjë institucion dhe asnjë masë për pastrimin e bregut nga nafta bruto. Tv Klan

Free Traffic Exchange