FIER- Një zjarr i madh ka rënë rreth orës 13:00 të ditës së sotme në fshatin Peshtan të Levanit duke djegur hektarë të tëre me pisha dhe shkurre.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikse të Fierit, Patosit dhe forcat e avarisë së Albperolit.
Zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ku në disa vatra kanë hasur problem për të ndërhyrë për shkak të terrenit të vështirë.
Në ndihmë të forcave zjarrëfikse ka shkuar dhe FNSH-ja e Fierit dhe pritet të shkojnë dhe forcat e ushtrisë.
Sipas informacioneve të para zjarri filloi në tre vatra dhe më pas u shtri në gjithë masivin pyjor.
Në vendngjarje për inspektim ka shkuar edhe prefekti i Fierit Vaso Bregu.