http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guardia di Financa ka sekuestruar 2.322 kg lende narkotike dhe ka arrestuar nje shqiptar, i cili do te kryente transportin e droges. Lajmi eshte publikuar fillimisht ne mediat italiane e me pas ka ardhur edhe sqarimi i policise shqiptare.
Trafikantet kishin përdorur per transport nje gomone oqeanike e cila e ka shkarkuar drogen ne zonen e San Benedetos, ne gryken e lumit Tronto. Forcat e Guardia di Financa kanë sekuestruar lëndën narkotike të hedhur nga gomonia, 2.322 kg e dyshuar marjuanë dhe 625 litra benzinë, si dhe kanë arrestuar dy persona të cilët ishin me një furgon gati për të transportuar lëndën narkotike, nje 24-vjeçar nga Shqipëria per te cilin bëhen te ditura vetëm inicialet K.D dhe nje 63-vjeçar nga Italia.
Bie ne sy se ne thaset ku ishte paketuar droga ishin vendosur iniciale, e pritet zbardhja e ngjarjes nga policia per te kuptuar domethënien e tyre. Por forcat e Guardia di Financas nuk kane arritur te kapin gomonen, e cila i ka shpëtuar ndjekjes qe zgjati disa ore dhe është larguar në ujërat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi. Sipas policisë shqiptare Italia, Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria po zhvillojnë hetime te përbashkëta per kapjen e trafikanteve, por deri ne keto momente nuk ka elemente që lidhin këtë rast trafikimi me Shqipërinë.