http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka marre pjese ne forumin ekonomik te zhvilluar ne France. Shefi i qeverise shqiptare ka mbajtur nje fjalim ne këtë event te organizuar ne Paris nen kujdesin e presidentit Manuel Makron. Përpara të pranishmëve, kryeministri shqiptar e vuri theksin te vendosshmëria për t?u integruar në familjen e madhe të Bashkimit Europian.
?Ne e duam Europën, ne duam t?i përkasim Europës dhe ne duam që të vazhdojmë të kontribuojmë për rritjen e këtij suksesi të pabesueshëm që përfaqëson BE-ja dhe duke thënë këtë nuk flas vetëm për shqiptarët, por për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Brexit apo jo e di që jemi ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, që jemi takuar në këtë orë me marshimin e historisë, jemi të rrethuar nga vendet e BE, Kroacia, Hungari, Bullgari, Rumania, Greqia e Italia. Jemi 6 vende në zemër të Europës, të lidhur kulturalisht me botën që na rrethon, vende që aspirojmë për një shkëmbim më intensiv dhe besojmë në një union më të madh e më të fortë me të cilin të mund të ndërveprojmë?.
Rama u shpreh se 2017-ta ishte vit zgjedhjesh dhe se e drejta per te udhëhequr eshte nder privilegjet me te medha qe mund t?i besohet dikujt. Kreu i qeverisë tha se e nis çdo dite me pyetje.
?Jetojmë në një botë që përballet me probleme dhe sfida, por e drejta për të udhëhequr është ndër privilegjet më të mëdha që populli mund t?i japë dikujt. Ndaj dhe unë e nis çdo ditë duke i bërë vetes këto dy pyetje thelbësore: ? A jam duke e ndihmuar popullin tim dhe vendin tim që t?u bëjë ballë këtyre sfidave? ? A jam duke e ndihmuar popullin tim që të bëjë një jetë më të mirë??
Me herët, kryeministri ishte i pranishëm edhe ne premierën e filmit ?Tranzicion, art dhe pushtet ne Shqiperi? i shfaqur ne Paris. Kryeministri tha se keto aktivitete promovuese janë nje dëshmi e rëndësishme e miqësisë mes vendeve.