Report TV - Akuzat ndaj vrasësit të gjyqtares rrezikon burgim të përjetshëm

2017-10-24 0

Prokuroria e krimeve të rënda i kërkon gjykatës të caktojë masën e sigurisë arrest me burg për Fadil Kasemin, 53 vjeçarin që dy ditë më parë ekzekutoi ish bashkëshorten e tij gjyqtare Fildes Hafizi.

Ndaj Kasemit është ngritur akuza e vrasjes për shkak të rrethanave cilësuese e cila, sipas Kodit Penal neni 79/c, dënohet nga 20 vite deri në burg përjetë ajo e armëmbajties e cila dënohet nga 5 deri në 15 vite sipas nenit 278 dhe akuza e tretë ajo e rrëmbimit ose mbajtja peng e personit, parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1 dhe 109/1 të Kodit Penal, e cila dënohet nga tre në 5 vite.

Sipas burimeve për ReportTv nga grupi hetimor, Fadil Kasemi ka refuzuar të flas për krimin duke pranuar vetëm autorsinë e ngjarjes dhe vrasjen e ish bashkëshorte.

Para hetuesve ai është shprehur se do të flas para gjykatës për gjithçka bëri dhe nuk ka treguar as mënyrën se si ka siguruar armën e vrasjes pistoletë.