Ora News – Kapen 2.3 ton marijuanë, arrestohen 1 shqiptar dhe 1 italian

2017-10-24 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një megaoperacion antidrogë në Itali ka çuar në sekuestrimin e 2.3 tonë marijuanë. Operacioni u zhvillua nga Guarda de Financa e komandës së San Benedetto del Tronto.
Policia ka arrestuar dy pritësit e lëndës narkotike, një italian 63 vjeç dhe një shqiptar 24 vjeç. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në këtë zonë.
Mediat italiane raportojnë se finalizimi me sukses i operacionit u bë falë informacioneve që policia dispononte se një gomone e nisur nga Shqipëria ishte gati për të shkarkuar një ngarkesë droge në grykën e lumit Tronto.
Dy të arrestuarit u bllokuan mbrëmë në një mjet furgon ndërsa ishin nisur drejt zonës së terminalit të plazhit në veri të grykës së lumit Tronto.
Ndërhyrja e menjëhershme e patrullës së ushtrisë çoi në gjetjen e 40 pakove të mëdha që përmbanin marijuanën.
Në të njëjtën kohë, trupat e njësive detare kanë nisur menjëherë kontrollin e porteve të San Benedetto del Tronto dhe Ankonës, ku kanë gjetur edhe 73 pako të hedhura jashtë bordit nga trafikantët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/san-benedetto-sekuestrohen-mbi-2-tone-droge/

Free Traffic Exchange