Sasi rekord droge është kapur në San benedeto Itali nga Guardia di Finanza.
2.3 ton kanabis, dy të arrestuar mes tyre një 63 vjeçar italian dhe një 24 vjeçar shqiptar është bilanci i operacionit të kryer në mbrëmjen e të premtes dhe orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Sasia e drogës dhe operacioni konfirmohet dhe nga policia shqiptare e cila deklaron se po kryen hetime intensive me policinë italiane atë kroate dhe malazeze.
Ende nuk ka një të dhënë nga është nisur droga por hetuesit dyshojnë se origjina e saj është bregdeti i Vlorës.
Siç duket edhe nga video e shpërndarë nga policia italiane të gjurmimit të gomones me drogë ajo ka ndjekur intinerarin drejt plazhit të Sanbednedetos dhe në kthim, ka mundur t'i shpëtojë ndjekjes.
Në cilësinë e provës material hetuesit kanë mundur të sekuestrojnë dhe një sasi të konsiderueshme karburanti të vendosur në bidona që do të përdorej për gomonen në kthim.
Në rast se droga do të dilte në treg do të kapte vlerën e 20 milionë eurove, ndërsa pritet që edhe në shqipëri të ketë persona të ndaluar për këtë rrjet të trafikut ndërkombëtar.