Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi u shfaq i qetë dhe në humor në prag të debutimit të tij në stolin e përfaqësueses. Ai vlerësoi maskimalisht Lihtenshtejnin dhe nuk kurseu edhe batutat në drejtim të lojtarëve që mbetën jashtë liste.
Nuk i ka munguar humori dhe batuta në konferencën e prag-ndeshjes ndaj Lihtenshtejnit trajnerit të skuadrës tonë përfaqësuse Christian Panuccit, megjithatë përqëndrimi mbetet maksimal në kuadër të duelit kundër ekipit të Paurish që sipas trajnerit kuqezi nuk do të jetë një takim i thjeshtë.
"Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, mendoj se Lihtenshtejn është një skuadër e mirë. Kam bidesuar shpesh me lojtarët dhe u kam thënë se nëse e mendojnë si një përballje të lehtë, atëherë do ta kemi shumë të vështirë. Nuk ka ndeshje të thjeshta në Kombëtare. Normalisht jam një tip i ftohtë, por nuk e fsheh që do kem pak emocione në debutim."
Tekniku i kuqezinjve nuk zbuloi asgjë në lidhje me formacionin dhe nuk i kurseu batutat përsa i përket lojtarëve që mbetën jashtë liste.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/perballja-ndaj-lihtenshtejnit-panucci-gabojme-nese-e-mendojme-si-nje-ndeshje-te-lehte/