Ora News – Rama nga Franca: Shqipëria s’do përfaqësojë më krimin e korrupsionin

2017-10-24 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Parisi ku mori pjesë në forumin ekonomik ?Global possitive? kryeministri Edi Rama e nisi fjalën me krahasimin e zgjedhjeve presidenciale franceze me ato parlamentare në Shqipëri për të sjellë ndryshimin e dy realiteteve.
Rama: ?Ky vit ishte një vit zgjedhjesh, si në vendin tim ashtu dhe në tuajin. Tek ne, partia ime dhe unë fituam, në tuajin ishte bota që fitoi. Sa ndryshe do të ishin ndjerë miliona njerëz nëpër botë nëse kjo tokë e madhe e lirisë, vëllazërisë dhe barazisë do t?ia dorëzonte politikën të djathtës ekstreme?
Kreu i qeverisë kërkoi ndihmën e partnerëve europianë për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë, si një vend që përfaqëon kreativitetin dhe jo kriminalitetin, duke shprehur besimin se kjo është plotësisht e mundur.
Rama: ?Shqipëria nuk duhet të përfaqësojë më korrupsionin e kriminalitetin, por kreativitetin dhe inovacionin.
E pamundur?
Atëherë le ta bëjmë!
E di që mund ta bëjmë sepse ndryshimet po ndodhin që tani!
Është e qartë për të gjithë ata që vijnë në Shqipëri, por edhe për të tjerët, se ne kemi nevojë për ju që të na ndihmoni të orientohemi në pikat tona të forta, në mënyrë që imazhi i vjetër të zëvendësohet nga një imazh i ri dhe njerëzit të na shohin për atë që jemi dhe atë që ne e dimë që mund të bëhemi.? ?

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/rama-nga-franca-shqiperia-sdo-perfaqesoje-me-krimin-e-korrupsionin/