10 hektarë me shkurre dhe 100 rrënjë ullinj janë djegur në fshatin Siragen i cili ndodhet 3 kilometra larg Bogovës në Skraparë, si pasojë e një zjarri të rënë ditën e sotme në zonë.
Mësohet se në vendngjarje janë angazhuar punonjësit e repartit të zjarrfikësve të Skraparit, punonjësit e Bashkisë së Skraparit dhe banorët e Bogovës.
Për momenti nuk rrezikohen shtëpi, ndërsa flakët po përparojnë drejt malit të Tomorrit