Ndërsa para 5 ditësh, rrëfejnë familjarë, ish-bashkëshorti i kishte dalë në rrugën pranë shtëpisë dhe i kishte kërkuar që të ribashkoheshin dhe të jetonin bashkë me fëmijët.
Kur Fildes Hafizi kishte refuzuar ai i kishte thënë: ?Do pendohesh për këtë që po bën".
Ish-bashkëshorti Fadil Kasemi ka pranuar krimin përpara uniformave blu, duke deklaruar se e vrau gjyqtaren pasi nuk e lejonte të takonte fëmijët. Dy vjet më parë ai e kërcënoi atë me armë zjarri në plazhin e Golemit.
Pavarësisht denoncimit nga gjyqtarja dhe provat që e implikonin atë në tentativë vrasje, mbi Fadil Kasemin nuk rëndoi kurrë kjo akuzë.