“Vrasja e gjyqtares Hafizi, e paralajmëruar” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në shtëpinë e familjes Hafizi vetëm disa metra larg vendit ku gjyqtarja u vra nga ish-bashkëshorti janë hapur dyert e mortit.

Në katin e dytë të pallatit hyjnë e dalin familjarë, të afërm e kolegë të ish-gjyqtares. Askush nuk ka fjalë për krimin e rende të 53-vjeçarit, i cili i mori jetën nënës së dy fëmijëve.

Sipas familjareve vrasja e Fildez Hafizit ishte e paralajmëruar. Ata tregojnë se i kishin kërkuar 39-vjeçares të jetonte në Shkodër në një kohë që kërcënimet e ish-bashkëshortit ishin bërë të shpeshta.

Për ish-drejtoreshën e arsimit Majlinda Keta, mike të së ndjerës, krimi tejkaloi çdo cak, por sot nuk humbi vetëm Fildeze Hafizi.

Një ditë më parë ish-bashkëshorti i gjyqtares Fadil Kasemi e qëlloi per vdekje me 2 plumba ne koke, sapo Hafizi ishte futur ne automjetin e saj. Ngjarja e rende qe ndodhi ne mes te ditës shokoi mbarë opinionin.