Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Politikanët kanë uruar besimtarët myslimanë në ditën e Kurban Bajramit. Presidenti Meta pasi vizitoi selinë e myslimanëve, u ndal në ngjarjen e fundit të krimit në familje teksa tha se duhet të adresohet ky fenomen që po shkatërron shoqërinë. Kryeministri Rama uroi në Facebook dhe dha për besimtarët lajmin e mire të restaurimeve të objekteve të kultit. Basha u ndal në mesazhin e tij për të pamundurit, ndërsa Veliaj tha se kjo është një ditë për të qenë sa më solidarë.
Politikanë, diplomatë, besimtarë kanë uruar Kurban Bajramin përmes mesazheve në rrjetet sociale ose duke vizituar selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i kthyer në një ritual të përvitshëm.
Presidentit i Republikës, Ilir Meta, pasi uroi besimtarët paralajmëroi qëndrime të qarta për adresimin e dhunës dhe krimit në familje, duke iu referuar rastit të fundit vrasjes së gjyqtares nga ish-bashkëshorti.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/politikanet-percjellin-urimet-per-besimtaret-myslimane/