Report TV - Pas Gjykatës së Lartë dhe Tirana drejt kolapsit, 10500 dosje për gjykim

2017-10-24 0

Aplikimi i Kodit të ri të Procedurës Penale që ka hyrë në fuqi më 1 gusht 2017 mund të sjellë probelme për ecurinë e gjykimeve. Këtë shqetësim e ngrenë gjyqtarët, ku sipas administratës së Gjykatës së Tiranës koha për t'u njohur me këtë kod ka qenë e pamjaftueshme.

Sipas materialit të siguruar nga reportTv gjyqtarët shprehehn se ?se koha e lënë në dispozicion për t'u familjarizuar me kodin, trajnimi i gjyqtarëve apo shpjegimi dhe interpretimi i neneve të caktuara për t'u zbatuar procedura në mënyrë uniforme nga gjykata si një e njëjtë ka qenë e pamjaftueshme?.