Vrasja e gjyqtares Hafizi, Meta: Reagim i fortë në ditët në vijim - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, për presidentin e Republikës Ilir Meta është një çështje, e cila do të adresohet me seriozitetin maksimal në ditët në vijim. Kryetari i shtetit tha se vrasja ka goditur rëndë familjen shqiptare.

?Në ditët që vijnë do të ketë qëndrime edhe më të qarta për këtë çështje dhe për të adresuar këtë fenomen kriminal që ka ndëshkuar rëndë familjen në Shqipëri, por edhe shoqërinë tonë.?

Edhe pse nuk e përmendi konkretisht, lideri i opozitës Lulzim Basha tha se klasa politike duhet të marrë përgjegjësitë e saj në raport me fenomenet negative në shoqërinë shqiptare.

Deklaratat u bënë pasi presidenti Meta dhe lideri i opozitës Basha, bënë urimet në selinë e Komunitetit Mysliman, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Free Traffic Exchange