Festa - Kurban Bajrami, Veliaj: Nuk është festë për të shpërndarë mish por solidaritet

2017-10-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u përcolli urime besimtarëve myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Pas vizitës së rastit në Komunitetin Mysliman Shqiptar, ai tha se sot është dita që nuk duhet të shpërndajnë vetëm mish por më shumë dashuri dhe mirësi.
Veliaj: Bashkia e Tiranës, gjithë koleget deputete, kolegët e qarkut, kolegët e Prefekturës do të jenë gjatë gjithë ditës sot në qendrat sociale për të shpërndarë vaktin e Bajramit, për të ndihmuar njerëzit në nevojë, do kemi disa vizita në familje që qyteti i Tiranës të ndjejë një solidaritet të jashtëzakonshëm. Ky është dhe motivi i kësaj feste, solidariteti. Nuk është një festë për të shpërndarë mish por është një festë për të shpërndarë dashuri, mirësi dhe kujdes. Kjo është diçka që duhet praktikuar përditë. Më vjen mirë që kemi ecur shumë me punët e xhamisë, do të jemi gati për ta hapur vitin tjetër.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kurban-bajrami-veliaj-nuk-eshte-feste-per-te-shperndare-mish-por-solidaritet/