Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë reagoi për vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi. ?E tmerrshme! Një tjetër viktimë e dhunës në familje në Shqipëri. Mbrojtja e grave të kërcënuara është një përgjegjësi e qartë e shtetit?, shkruhet në reagimin e Misionit të BE në Shqipëri.
Ndërsa dënoi vrasjen barbare të gjyqtares, Presidenti i Republikës Ilir Meta inkurajon organet ligjzbatuese si dhe gjykatat shqiptare të vënë para drejtësisë dhe t?i japin autorit një dënim shembullor.
Në një postim online, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkruan së një shtet që amniston kriminelët dhe nuk mbron as njerëzit e drejtësisë, jeta e çdokujt është e pambrojtur.
Për vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi reagoi edhe Ish-kryeministri Sali Berisha . ?Ekzekutimi i gjykatëses, një krim i shëmtuar, një vrasje e paralajmëruar!?, shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Ndërsa për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, kjo ishte një vrasje e paralajmëruar.
Në mbrëmje reagoi edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi të shkurtër në facebook, ku shkruan se ?Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam?.