Report TV -Meta-Rama dënojnë vrasjen BE: Shteti të mbrojë gratë

2017-10-24 7

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj ditën e sotme, është një ngjarje që ka prekur dhe ka nxitur pa diskutim reagimin e shumë njerëzve.

Njerëz të afërm të gjyqtares, institucione, e politikanë, kanë dënuar ashpër krimin, si dhe i kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa për ngjarje të tilla.

Presidenti Meta:Vrasja alarm për shoqërinë tonë
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vrasjes së rëndë të gjykatëses Fildes Hafizi, duke e dënuar ashpër dhe duke e cilësuar "krim barabarë".

?Kjo vrasje mizore është një alarm për shoqërinë shqiptare, thirrje për të gjitha strukturat e mekanizmat e shtetit e shoqërinë civile të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj grave dhe nënave shqiptare të cilat fatkeqësisht janë bërë viktima të dhunës dhe krimit në familje dhe në shoqëri, - nënvizon Presidenti Meta?, thotë Meta.