http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasja e gjyqtares 39-vjeçare Fildes Hafizi, ishte një krim i paralajmëruar, por që nuk ishte marrë asnjë masë parandaluese.
Hafizi nuk arriti t?i mbijetojë atentatit të dytë të ish-bashkëshortit të saj, Fadil Kasemi i cili po në të njëjtën mënyrë tentoi ta vriste dy vite më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në sheshin ?Shtraus? në Tiranë, kur gjyqtarja e gjykatës administrative të Shkodrës sapo kishte hipur në mjetin e saj tip benz.
Në këtë moment afrohet ish-bashkëshorti dhe e qëllon disa herë me pistoletë. Plumbat ishin fatalë për 39-vjecaren e cila humbi jetën në vendngjarje. Policia arriti të arrestojë menjëherë ish-bashkëshortin vrasës, ndërsa sekuestroi dhe armën e krimit.
Dy vite më parë nëna e tre fëmijëve u bë pre e një atentati të ngjashëm. Teksa pushonte në një prej hoteleve të plazhit në Golem të Kavajës në po të njëjtën mënyrë 53-vjecari Kasemi tentoi ta vriste.
Ai u fut në ambientet e lokalit dhe nxori një pistoletë për të qëlluar ish-bashkëshorten, e cila në atë kohë ishte ndarë me të prej dy muajsh.
Ishin disa klientë të cilët ndihmuan të ndjerën, por dhe një patrullë policie, e cila gjendej disa metra më tutje të cilët parandaluan përshkallëzimin e situatës dhe arrestimin e Kasemit. Në atë kohë gjykata e Kavajës caktoi për të masën e sigurisë me burg, por që dy vite më pas Kasemi u lirua nga çdo akuzë, duke i patur duart e lira për krimin e rëndë.