Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Tiranë në kuadër të përballjes ndaj Lihtenshtejnit e cila është e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror ?Rusi 2018?. Vijon të jetë prezent shqetësimi në lidhje me gjëndjen shëndetësore të Armando Sadikut.
Elbasanasi nuk ka marrë pjesë as në këtë seancë stërvitore duke i shtuar dyshimet në lidhje me praninë e tij të shtunën në orën 18:00.
26 vjeçari po kalon një gjëndje gripale dhe nuk është stërvitur 3 ditët e fundit. Gjasat janë që trajneri Panucci duke parë situatën edhe nëse Sadiku përmirësohet, të mos e aktivizojë nga minuta e parë për ta pasur plotësisht gati për takimin e së martës kundër Maqedonisë.
Kujtojmë që lojtari i Legias së Varshavës është i vetmi qëndërsulmues në disopzicion të teknikut 44 vjeçar, pasi Balaj është i dëmtuar ndërsa Cikalleshi u përjashtua për mosrespektim të orarit.
Pjesa tjetër e skuadrës ka qënë e gjitha në dispozicion të Chrsitian Panuccit. Përsa i përket emrave që mund të zbresin në fushë, ende nuk ka konfirmime 100%, megjithatë ka gjasa që 11-ja titullare të përbëhet nga këta elementë.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/takimi-ndaj-lihtenshtejnit-kuqezinjte-vijojne-pergatitjet-mungon-serish-sadiku/