Report TV - Vritet gjyqtarja në Tiranë, qëllohet me armë nga ish-burri

2017-10-24 17

TIRANE-Pas dy vitesh dhunë e terror dhe e braktisur nga shteti, gjyqtarja Fildeze Hafizi është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Fadil Kasemi e ka pritur për disa orë ish-bashkëshorten e tij poshtë pallatit. Fildeze Hafizi ishte duke parkuar makinën e saj tip Mercedez-Benz, poshtë pallatit ku ajo jetonte bashkë me djalin dhe vajzën e saj.

Pikërisht në momentin që ka parkuar makinën, nga krahu i pasagjerit është afruar ish-bashkëshorti Fadil Kasemi dhe e ka qëlluar dy herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Fildeze Hafizit, e cila ishte ende në timon.

Njëri nga plumbat e ka kapur në trup gjyqtaren e shkallës së Parë të Shkodrës, ndërkohë që tjetri në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen.

Kasemi kishte 8 muaj që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar 4.6 vite, pasi në 2015 kishte bërë tentativën e parë për vrasjen e ish-gruas.

Por, ngjarja e sotme nxjerr në dritë edhe një skandal në drejtësi, pasi Fadil Kasemi në 2015 u dënua për vetëm armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje, ndërkohë që ai tentoi që të vriste ish-gruan e tij.

Ky shqetësim iu ngrit nga gjyqtarja që sot u vra edhe ambasadorit të SHBA, në letrën e dërguar para një viti.

Free Traffic Exchange