Ora News – Dy muaj pa ndihme ekonomike, familjet në nevojë nuk festojnë Kurban Bajramin

2017-10-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 6 mijë familje kuksiane nuk do të shtrohet tryeza pwr festën e Kurban Bajramit, pasi prej dy muajsh në bashkinë e Kukësit nuk shpërndahet ndihma ekonomike. Po ashtu edhe personat me aftësi të kufizuar nuk kanë marrë pagën për muajin gusht. Kjo për shkak se këshilli bashkiak nuk mblidhet dhe këshilltarët e partive politike nuk po gjejnë rrugën e kompormisit.
Edhe mbledhja e fundit jashtë radhe e thirrur të mërkurën, ku jo më pak se një e treta këshilltarëve kishin konfirmuar pjesmarrjen përmes firmave të tyre dështoi si rrjedhojë e mungesës së korumit. Sipas drejtorit të ndihmës ekonomike Dileman Nela, kjo situatë është kthyer në një problem mjaft shqetësues pasi shumë familje nuk kanë të ardhura të tjera, ndonëse bashkia prej kohësh ka bërë gati materialet dhe projekt vendimet por dështimi i mbledhjes ka penalizuar përfituesit e kësaj skeme.
Në këtë mënyrë në prag të festës së Kurban Bajramit lihen disa familje pa ushqime për shkak të mos kalimit të kësaj pike, në pritje të mbledhjes së rradhës. Kjo reflektohet edhe në rënien e fuqisë blersë në tregun e qytetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-muaj-pa-ndihme-ekonomike-familjet-ne-nevoje-nuk-festojne-kurban-bajramin/