Report TV - Ermal Fataj i akuzuar për vdekjen e turistes ruse

2017-10-24 0

Kur kanë mbetur një javë nga lirimi nga qelia e Ermal Fataj të akuzuar për vdekjen e turistes ruse Kseynia Ryok, hetimet për këtë rast janë bllokuar dhe prokuroria e Sarandës bënë apel për kryerjen e analizave të ADN-s së fijeve të flokut sa më parë.

Të kontaktuar nga ReportTv grupi hetimorë pranë kësaj prokuroria u shpreh se për më shumë se 4 javë janë në pritje të përgjigjeve të ekspertizës që kanë dërguar në laboratorin e policisë shkencore në Tiranë.

Në këtë laborator është dërguar për ekspertizë fije floku të gjetura në helikën e skafit të drejtuar nga Fataj dhe sipas dyshimeve paraprake ato janë të turistes 15 vjeçare që vdiq në Ksamil më 21 Korrik.

Vetë Fataj e ka mohuar akuzën, por përgjigja e ADN-s e cila pritet prej më shumë se 4 javë ka vështirësuar hetimet, ndërsa ndaj Fataj është caktuar arrest me burg 45 ditë dhe deri më tani ai ka kryer 38 në qeli.

Deri pak ditë më parë llampa e pajisjes që kryen ADN në policinë shkencore ishte e prishur dhe u riparua, por ende kjo analizë nuk i është dorëzuar prokurorisë së Sarandës.

Pas kësaj ngjarje policia sekuestroi mbi 30 mjete lundruese që kishin dalë në det pa dokumentacion, ndërsa nga disa dëshmi u arrit të mësohej se pak çaste para gjetjes së 15 vjeçares në det të pajetë aty kishte kaluar
një skaf me shpejtësi.

Free Traffic Exchange