Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të enjte Tiranën,ku gjyqtarja 39-vjeçare Fildes Hafizi është vrarë me armë zjarri nga ish bashkëshorti 53-vjeçari Fadil Kasemi.
Vrasja u regjistrua në zonën e Xhamllikut, ku 39-vjeçarja ndodhej në makinën e saj teksa ish bashkëshorti ka qëlluar me armë zjarri 2 plumba drejt saj duke e lënë të vdekur.
Mësohet se Hafizi sapo ishte emëruar në Gjykatën Administrative në Shkodër.
Autori 53-vjeçar i identifikuar si Fadil Kasemi është tashmë nën pranga.ai nuk tentoi të largohej por u vetdorëzua.
Mësohet se Kasemi prej orësh e ka pritur ish-bashkëshorten për të finalizuar më pas edhe aktin e tij kriminal .
Të shumtë ishin qytetarët në zonën e Xhamllikut të cilët ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë.
Aministia liroi para 8 muajsh vrasësin e gjyqtares
Kasemi mësohet se kishte 8 muaj që kishte dalë nga burgu pasi ka qenë i dënuar me 4 vite për veprat penale 'Dhunë në familje' dhe "Armëmbajtje pa leje'.
Por ai ka dalë nga burgu në 14 janar 2017.
Kasemi u dënua me vendim të Gjykatës së Kavajës më 28 prill 2016, ndërsa vendimi mban numrin 664.