Ora News – Rradhë për të blerë librat, MAS: Mos nxitoni, ka tekste për të gjithë

2017-10-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Arsimit garanton nxënësit se nuk do të ketë mungesë të teksteve shkollore, ndaj nuk është e nevojshme të krijohen rradhë në pikat e tregtimit të tyre. Drejtorja e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, tha se nuk ka rritje të çmimit të teksteve, por për klasën e parë dhe klasën e 6 që do të mësojnë me kurrikulën e re, ka shtim të numrit të librave.
Ministria e Arsimit kërkon të qetësojë prindërit dhe nxënësit që të mos krijojnë fluks në pikat e tregtimit të librave, pasi tekstet do të mbulojnë nevojat e të gjithë fëmijëve në shkolla.
Zamira Gjini: Marrim çdo ditë informacion nga Drejtoritë Arsimore, Zyrat Arsimore, por edhe nga botuesit, sesi është situata e shitjes së teksteve shkollore. Por ajo që dua tu them prindërve, është që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka siguruar në bashkëpunim dhe me botuesit, botimin dhe pajisjen e njësive tregtare të shitjes së teksteve mësimore me të gjitha tekstet që ndodhen në katalogun e teksteve mësimore.
Drejtorja e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, garanton nxënësit dhe prindërit se nuk ka mungesë të titujve.
Zamira Gjini: Të gjitha tekstet mësimore që ka katalogu ndodhen në njësitë tregtare të shitjes së teksteve mësimore. Nuk ka pse të stresohen dhe alarmohen pasi tekstet janë aty. Ata mund të shkojnë në çfarëdo lloj kohe kur e kanë mundësinë. Njësitë tregtare janë të hapura gjatë gjithë ditës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rradhe-per-per-blere-librat-mas-mos-nxitoni-ka-tekste-per-te-gjithe/

Free Traffic Exchange