Ora News – Gjyqtarja e Shkodrës vritet nga ish-bashkëshorti

2017-10-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Historia e një vrasjeje të paralajmëruar. Fildes Hafizit, nënës së dy fëmijëve sot iu pre jeta në mes nga ish bashkëshorti i saj.
Rreth orës 14:00 në zonën e njohur ?Xhamlliku? 53 vjeçari Fadil Kasemi ka qëlluar në drejtim të makinës ku ndodhej 39 vjeçarja.
Viktima humbi jetën në vend ndërsa policia informon se ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar armën e krimit.
39-vjeçarja me profesion gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër jetonte në këtë zonë.
Dëshmitarët thanë se gruaja ishte qëlluarme dy plumba sapo kishte hipur në automjet. 53 vjeçari është kapur teksa po tentonte të largohej.
Para oficerëve gjyqësorë autori ka pranuar krimin.
Tentativa e vrasjes ne 2015- Mes tyre prej vitesh ka pasur konflikte madje në 2015, Fadil Kasemi kishte tentuar ta vriste në plazhin e Golemit ku ajo ndodhej së bashku me djalin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirane-raportohen-te-shtena-me-arme-tek-xhamlliku/