Ora News – Komuniteti LGBT, gjatë 2017 janë punësuar vetëm 58 persona

2017-10-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësues të komunitetit LGBTI kanë ngritur si shqetësim keqtrajtimin në rastet kur shkojnë të kërkojnë një punë. Elton Ilirjani CEO i The Headhunter shprehet se shoqëria shqiptare vijon të jetë diskriminuese dhe punësimet e bëra gjatë këtij viti janë realizuar kryesisht në kompani ndërkombëtare. Në këtë aktivitet janë prezantuar gjetjet e një studimi të mundësuar nga kompania celulare Vodafone.
Shoqëria shqiptare vijon të jetë diskriminuese ndaj personave të komunitetit LGBTI që duan të fillojnë një punë.
Gjatë prezantimit të një studimi i cili u mbështet nga kompania celulare Vodafone dhe u realizua nga The Headhunter u konstatua se gjatë 2017 janë punësuar vetëm 58 persona nga ky komunitet dhe kjo kryesisht në kompani ndërkombëtare.
Sipas raportit vetëm 6% e kompanive shqiptare kanë punësuar persona LGBTI.
Elton Ilirjani: ?Kemi 58 persona nga komuniteti të punësuar, të deklaruar. E gjitha kjo vjen nëpërmjet kompanisë sonë dhe bashkëpunëtorëve tanë, pra të gjitha kompanitë private më të mëdhaja ndërkombëtare kryesisht. Sepse kompanitë shqiptare ende shumë larg punësimit të një personi nga grupi LGBT.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/komuniteti-lgbt-gjate-2017-jane-punesuar-vetem-58-persona/

Free Traffic Exchange