Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të enjte Tiranën,ku 53-vjeçari Fadil Kasemi ka vrarë me armë zjarri ish bashkëshorten Fildes Hafizi e cila ishte me profesion gjyqtare.
Vrasja u regjistrua në zonën e Xhamllikut, ku 39-vjeçarja ndodhej në makinën e saj teksa ish bashkëshorti ka qëlluar me armë zjarri drejt saj duke e lënë të vdekur.
Mësohet se Hafizi sapo ishte emëruar në Gjykatën Administrative në Shkodër.
Autori 53-vjeçar i identifikuar si Fadil Kasemi është tashmë nën pranga.
Mësohet se Kasemi prej orësh e ka pritur ish-bashkëshorten për të finalizuar më pas edhe aktin e tij kriminal .
Të shumtë ishin qytetarët në zonën e Xhammlikut të cilët ishin dëshmitarë të kësaj ngjarjje të rëndë.