Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një operacion i gjerë i shtrirë nga Grykëderdhja e lumit Buna në Shkodër deri në Kepin e Qefalit ? Butrint është ndërmarrë nga policia me qëllim evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike që mund të kryhen nëpërmjet kufirit detar.
Policia e shtetit informon se operacioni masiv nga toka, deti dhe ajri, ka nisur më datë 28 Gusht dhe do përfundojë mbrëmjen e sotme.
Ndërsa në një bilanc të publikuar mesditën e sotme informon se janë sekuestruar rreth 900 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, 102.4 gramë lëndë e dyshuar Kokainë, si dhe janë arrestuar 8 persona për trafik të lëndëve narkotike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/policia-kreh-gjithe-bregdetin-shqiptar-sekuestron-900-kg-kanabis/