Report TV - Lufta ndaj drogës, policia operacion masiv në bregdetare

2017-10-24 0

Një operacion masiv ka nisur nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me ?Guardia di Finanza? ka nisur në zonat bregdetare në kuadër të luftës ndaj trafikut të dorgës.

Operacioni është duke u zhvilluar nga toka, deti dhe ajri, dhe përfshinë zonën nga Grykëderdhja e lumit Buna në Shkodër deri në Kepin e Qefalit në Butrint.

Në kontrollet e ushtruara janë përfshirë 1140 forca të polcisë, 10 mjete lundruese, 30 automjete, si dhe helikopteri i policisë.

Gjithashtu në mbështetje të këtij aksioni janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Tiranës, Fierit, si dhe Njësia Speciale ?Delta?, QNOD dhe Reparti i Helikopterëve.

Kontrollit i po i nënshtrohen përveç zonave bregdetare edhe rrugët nacionale dhe rurale që të çojnë në bregdet.