Report TV - Mirditë, 25 vjet shërbim në tokën e katedraleve, ikën prifti Palmieri

2017-10-24 1

Ka shërbyer mu në zemër të katolicizmit në Shqipëri.

Për më shumë se 25 vjet monsinjor Kristoforo Palemieri ka qenë në çdo derë të varfër e bujare të trevës së Mirditës.

Një mision të cilin e mori në vitet e vështira pas daljes së vendit nga regjimi komunist e zona e Mirditës ishte një nga zonat më të përndjekura nga regjimi komunist , e ku shumë klerikë e dënuan me vdekje apo u internuan.

Kristoforo Palmieri u përball me varfërinë e skamjen e shërbeu për ta me devotshmëri e zemër të butë e shpirt fisnik.

Stemë e Artë për Monsinjor Palmierin
Tashmë misionit të tij në trevën e Mirditës i erdhi fundi. Pas 25 vitesh shërbesë për mirditorët është larguar me titullin Stema e Artë, që iu akordua nga Bashkia e Mirditës për kontributin e tij në vepra të ndryshme të promovimit njerëzor me aktivitet social për të varfrit dhe të rinjtë.

Në fjalën e tij Monsinjor Cristoforo Palmieri, ka falënderuar të gjithë banoret e Mirditës që u bene pjesë e rrugëtimit të tij të gjatë në këto zona

Free Traffic Exchange