Situata - Vijojnë flakët në kodrat e Zogajt

2017-10-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 5 vatra aktive zjarri në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Dibër.
QARKU LEZHË
Disa vatra të vogla zjarri në fshatin Skuraj Kurbin vijojnë të jenë ende aktive. Shërbimi zjarrfikës së bashku me 30 forca ushtarake kanë punuar me mjete rrethanore për shkak të terrenit malor.
QARKU SHKODËR
Në kodrat e fshatit Zogaj, Shkodër ka rënë zjarr në pyllin me dushk dhe pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar 3 automjete zjarrfikëse dhe 40 forca nga efektivët e Forcave të Armatosura. Puna për izolimin dhe fikjen e plotë të vatrave të zjarrit po vijon.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vijojne-flaket-ne-kodrat-e-zogajt-dhe-ne-fshatin-munelle-te-pukes/