Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky është një nga kontrollet e përbashkëta të hapësirës detare mes Policisë Kufitare, Delta Forcë, GdF e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në kuadër të aksionit të nisur prej ditësh nga policia kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Kontrolle të tilla të përbashkëta vijojnë nga Policia Kufitare e Durrësit dhe e Shkodrës.
Në hapësirën detare Velipojë-Ksamil, si dhe në grykë derdhjet e lumenjve, kontrolle të përbashkëta nga Policia Kufitare Shkodër, Durrës e Vlorë, Delta Forcë, D.V.P e Nukli Detar i GdF.
Ndërkohë vijon puna intensivisht në bashkëpunim dhe koordinim me Nuklin e kufirit detar të Guardia di Finanza në luftën kundër trafiqeve të paligjshme.
Policia bën me dije se kohët e fundit ka një rritje akoma më shumë të nivelit të bashkëpunimit me partnerët kryesorë të kontrollit të kufirit blu, duke bërë të mundur kapjen dhe sekuestrimin e disa mjeteve lundruese të gatshme për trafik lëndësh narkotike.
Sakaq, policia nënvizon se falë asistencës së dhënë edhe në profilin trajnues nga partnerët, ka një rritje të kapaciteteve reaguese të Policisë Kufitare që operon në det, por edhe të Drejtorive Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Lezhë e Shkodër, të cilat kanë në juridiksion hapësirë detare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-ndjekje-te-trafikanteve-policia-kontrolle-ne-hapesiren-detare/