Niveli i Liqenit të Shkodrës është në pikën e tij kritike, thatësira e madhe ka bërë që në sipërfaqe të dalin problemet e mëdha që ka ky bazen ujëmbledhës.
Papastërtitë e shkaktuara nga dora e njeriut, por edhe lënia në harresë nga ana e baskisë, ka bërë që plehra të shumta të dominojnë bregun e këtij liqeni.
Janë vetëm disa aktivist dashamirës të natyrës dhe ruajtjes së vlerave që ajo ka, të cilët me mundësitë e tyre po bëjnë pastrimin e bregut të liqenit të Shkodrës.
Edhe pse mesazhi është sensibilizues, sipas organizatorit të shoqatës ?Eko-Mendje?, kaq nuk mjafton, por duhet ndërhyrje më e madhe pasi problemet e këtij liqeni janë të mëdha
?Gjendja mbeturinave në bregun e liqenit është shumë e rënduar, për këtë morëm iniciativën për ta pastrua, por 30 persona nuk mjaftojnë, pasi liqeni i Shkodrës ka nevojë për më shumë ndihmë, nga ana e ujërave të zeza, ka shumë probleme. Ne po bëjmë një pastrim sensibilizua, shpresojmë që dhe të tjerët të ndërgjegjësohen mos të hedhin më mbeturina?, shprehte aktivisti i ?EKO Mendje?, Mirsad Basha.