Report TV - Vlorë, gjendet i pajetë një person dyshohet se është mbytur në det

2017-10-24 1

Një person është gjetur i pajetë këtë pasdite në zonën e Lungomares në Vlorë.

Mësohet se kanë qënë qytetarët ata të cilët kanë vënë re trupin e pajetë i cili pluskonte në ujë.

Viktima dyshohet se është rreth 60 vjeç dhe se është mbytur në det.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.