Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një punonjës policie në Delvinë ka rënë në prangat e SHÇBA.
Për N/Komisarin, Shpëtim Kripa 32 vjeç, me detyrë specialist për hetimin e krimeve në komisariatin e Delvinës, policia ka dyshime se informonte kultivuesit dhe trafikantët e drogës.
?Ndalimi u krye pas një hetimi me metoda speciale për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Dyshohet se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetas të dyshuar për veprat penale të kultivimit, magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe Delvinës. 32-vjeçari dyshohet se u jepte këtyre personave informacion mbi veprimet policore që kryheshin në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike? sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/informonte-kultivuesit-dhe-trafikantet-e-droges-arrestohet-polici/