Ora News – Propozimi i Bashës për librat e shkollës falas fut në polemika politikën

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Propozimi i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, për tekstet shkollore falas për arsimin e detyrueshëm ka nxitur një debat publik në rradhët e politikës, por që shihet me interes tek prindërit dhe nxënësit. Vendet e rajonit, ku synohet të mbështetet kjo praktikë si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe vendet fqinje si Greqia tekstet shkollore për arsimin e detyrueshëm prej vitesh janë falas. Deputeti dekomokat, Luçiano Boçi, e sheh këtë propozim të realizueshëm kur ka vullnet poltikë, ndërsa Ministrja Nikolla në replikë të demokratëve thotë se ky diskutim nuk është bërë as nga Ministrja teknike demokrate që mbajti detyrën për disa muaj.
?Tekstet për arsimin të jenë falas?. Propozimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha, ngjalli një diskutim publik mes ekpsertëve të fushës dhe prindërve e koniderojnë këtë si një vendim të nevojshëm por edhe të vonuar.
Shqipëria mbështet 8 kategori të veçanta me tekstet falas, por ende nuk është në nivelin e vendeve të rajonit për të siguruar nxënësve botimet falas.
Kosova ka 10 vjet që për nxënësit nga klasa e parë në të 9, botimet janë falas, ndërsa në gjimnaze paketa mësimore kushton mesatarisht 50 euro, shifër e përafërt me çmimet në vendin tonë.
Maqedonia prej 8 viteve, me ligj të posaçëm i mundëson nxënësve në të gjithë sistemin parauniversitar librat falas, por me të drejtë rikthimi në fund të shkollës.
E njëjta praktikë ndiqet edhe në Malin e Zi. Po ashtu edhe vendet fqinje si Greqia, tekstet për arsimin e detyruar janë falas.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/propozimi-i-bashes-per-librat-e-shkolles-falas-fut-ne-polemika-politiken/