http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e zjarreve në vend vazhdon të rëndohet nga dita ne dite.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 vatra në disa qarqe. Rreziku me i madh ka qene përhapja e flakëve ne kurorën me pisha pranë Kishës se Shën Ndout në Laç.
Zjarri i përmasave të mëdha, angazhoi ne aksion 11 mjete zjarrfikëse nga Bashkia e Krujës, Kamzës, Lezhës, si dhe ato të Forcave të Armatosura.
Një situate tepër e vështirë paraqitet edhe në fshatin Qerret të Pukës dhe në Çast, të Shkodrës. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje dhe shkurre, si dhe 25 bagëti.
Edhe qarku i Elbasanit vijon te jete problematik, pasi vënia e flakëve nën kontroll është shume e vështire.
Në zonën e Porocanit në Gramsh flakët vazhdojnë prej ditësh pasi terreni është i vështirë. Ndërhyrjet e vetme janë bere nga ajri.
Në të njëjtën situatë ndodhen edhe vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar ?Bredhi i Drenovës?, në Korçë, ku flakët janë riaktivizuar. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me pisha dhe bredha.