Ora News – Në prag falimenti 13 bashki, nuk paguajnë sigurimet e punonjësve

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

13 Bashki në të gjithë vendit janë klasifikuar si borxhlinj të këqinj. Sipas të dhënave këto bashki nuk kanë paguar sigurimet shoqërore të punonjësve por edhe detyrimet ndaj Ujësjellësave. Drejtoria e Tatimeve ka paralajmëruar mbledhjen e e detyrimeve me forcë.
Bashkitë Kavajë, Poliçan, Rrogozhinë, Himarë Tepelenë, Sukth, Kavajë, Fushë Krujë, Krujë, Shijak, Libohovë, Përmet dhe Divjakë janë klasifikuar borxhlinj të këqinj.
Lista e këtyre njësive vendore është publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve ku vihet re se problemet më të mëdha lidhen me sigurimet e punonjësve, por ka edhe nga ata që nuk kanë shlyer borxhet ndaj Ujësjellësave.Drejtoria e Tattimeve ka njoftuar se ndaj Bashkive borxhlie do të veprohet duke i mbledhur detyrimet edhe me anë të forcës.
Detyrimet që janë akumuluar variojnë nga viti 2012 deri në vitin 2017.
Pavarësisht reformës territoriale e cila kishte si synim mirmenaxhimin e njësive vendore por edhe përmirësimin e tyre financiar, përsëri 13 Bashki kanë rezultuar borxhlie ndaj Drejtorisë së Tatimeve.
Vetëm pak ditë më parë Drejtoria e Tatimeve paralajmëroi se në rast të mospagesës së detyrimeve tatimore ky institucion do të ndërmarë masat penalizuese që parashikon ligji dhe që shkojë deri në sekuestrim të pasurive të paluajtshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/13-bashki-ne-prag-falimenti-tatimet-do-u-mbledhin-me-force-detyrimet/