http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koreja e Veriut kërcënon se do të hedhë raketa të tjera mbi Paqësor, duke kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Televizioni Shtetëror Korean ka theksuar se lëshimi i raketës mbi Japoni, ishte vetëm hapi i parë i sulmeve të saj ushtarake.
Në këtë njoftim thuhej se ishulli Guam ishte objekti i radhës për tu pushtuar.
Ky paralajmërim vjen pak pasi Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka dënuar unanimisht aktin e lëshimit të raketës balistike.
Në këtë rezolutë të miratuar thuhej se aktiviteti korean po përbën një kërcënim për të gjithë vendet e botës. Rezoluta u mbështet edhe nga Kina e Rusia.